Këshilli i Mandateve shqyrton sot heqjen e imunitetit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Shqipëria

Këshilli i Mandateve shqyrton sot heqjen e imunitetit të tij, ish-kryeministri Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 10:47
Foto ilustrim

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në ambientet e selisë blu, ndërsa në mesditë pritet që Këshilli i Mandateve të shqyrtojë kërkesën për heqjen e imunitetit të tij.

Ndërsa mbledhja në Kryesinë e Kuvendit pritet të nisë në 12:00, Berisha ka paralajmëruar një dalje për mediat në 11:00.Ndërkohë, Partia Demokratike e Rithemelimit ka paralajmëruar mbajtjen e një protestë para ambienteve të Kryesisë së Kuvendit.

Ndërkohë Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara për protestë, ku forca të shumta policie të pajisur me maska kundragaz janë vendosur në afërsi të Kryesisë së Kuvendit dhe Kryeministrisë.

Gjithashtu efektivët janë vendosur “gardh” tek dera godinës së Kryesisë, ndërsa brenda saj qëndrojnë vendosur gardistë, po ashtu të pajisuar me maska kundragaz.

Lidhur me këto masa ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili thotë se Rama është i tmerruar.

“Tmerrohet Rama dhe narko-qeveritarët e tij! Betejë pa kthim! Rroftë Opozita”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat