Parashikimi i motit 18 dhjetor 2023, kthjellime dhe vranësira të pakta

Shqipëria

Parashikimi i motit 18 dhjetor 2023, kthjellime dhe vranësira të pakta

Më: 18 dhjetor 2023 Në ora: 07:25
Foto ilustrim

Moti në vendin tonë, do të paraqitet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të pakta, ku më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë vijës bregdetare.

Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim, të sjellin alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë vendin, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes edhe në mesditë, duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

ra do të fryjë mesatare me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim deri në 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat