Të hënën mandati i Berishës, Rithemelimi protestë jashtë kryesisë së Kuvendit

Shqipëria

Të hënën mandati i Berishës, Rithemelimi protestë jashtë kryesisë së Kuvendit

Më: 17 dhjetor 2023 Në ora: 15:03
Sali Berisha

30 minuta para se këshilli i mandateve të mblidhet në kryesinë e kuvendit për të shqyrtuar kërkesën e SPAK që kërkon arrestimin e ish-kryeministrit Berisha, grupi i këtij të fundit do të protestojë në ambientet e jashtme të godinës.

Gjatë një konference për shtyp nga selia blu Berisha tha se kjo protestë nuk ka asnjë lidhje me çështjen e tij gjyqësore, por sipas tij me mohimin e të drejtave të opozitës.

Me Gazment Bardhin nuk do të ketë asnjë krisje nëse ky i fundit dhe grupi i tij nuk i bashkohen në protestë të hënën, edhe pse betejën për të drejtat e opozitës në parlament e kanë nisur së bashku

Ndërsa në mbledhjen e këshillit të mandateve, që do të mbahet në orën 12:00 mesditën e së hënës, 30 minuta pas nisjes zyrtare të protestës, Berisha nuk e ka ende një përgjigje nëse do të paraqitet apo jo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat