“Gjithë administrata e burgut të Peqinit nën hetim”, avokati: Masat që do të merren

Shqipëria

“Gjithë administrata e burgut të Peqinit nën hetim”, avokati: Masat që do të merren

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 12:51
Gentian Rumano

Avokati Gentian Rumano ishte këtë të shtunë në Euronews Albania ku tha se drejtori i burgut të Peqinit duhet të japë dorëheqjen, por gjithë historia nuk ka për të përfunduar aty.

Duke folur për ngjarjen e rëndë të ndodhur të premten (15.12.2023) ku Sokol Mjacaj vrau brenda ambientit të burgut të sigurisë së lartë Arben Lleshi, avokati Rumano tha se pas kësaj ngjarje kaq të rëndë e gjithë administrata e burgut do jetë nën hetim.

“Është një ngjarje që ka ndodhur brenda ambienteve të cilat administrohen nga drejtori i EVP-së kështu që mendoj se do e japë dorëheqjen. Por nuk përfundoj vetëm me këtë.

Do ketë edhe një hetim sa i përket kontrolleve dhe hetimi do të vazhdojë. E gjithë pjesa e administratës që merret me kontrollin e me vazhdimin e pjesës ku ka qëndruar Mjacaj gjatë kësaj kohe do të jenë të gjithë nën hetim”,-tha Rumano.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat