Vrasja në burgun e Peqinit, arrestohet edhe drejtori

Shqipëria

Vrasja në burgun e Peqinit, arrestohet edhe drejtori

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:58
Burgu i Peqinit

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në burgun e sigurisë së lartë në Peqin, ku Sokol Mjacaj vrau me armë zjarri të dënuarin Arben Lleshi dhe plagosi dy persona të tjerë, është arrestuar drejtori i burgut si edhe 12 punonjës të tjerë.

Më herët Sokol Mjacaj ka deklaruar se armën e kishte siguruar më shumë se një muaj e gjysmë më parë. Dyshohet se ai ka patur bashkëpunëtorë për të futur armën në burg sepse nuk rezulton ta kenë futur me dron.

Mjacaj thotë se Arben Lleshin e ka vrarë sepse kishte sherr me të, pasi se ka pranuar në sektor.

Por prokuroria ka dyshime për vrasje te organizuar kundrejt pagesës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat