Pamje mahnitëse nga Sheleguri i Leskovikut, dëbora “pushton” gjithçka

Shqipëria

Pamje mahnitëse nga Sheleguri i Leskovikut, dëbora “pushton” gjithçka

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:30
Sheleguri i Leskovikut

Mëngjesin e kësaj të shtune Sheleguri i Leskovikut “është zgjuar” i mbuluar nga bora.

Ajo i ka dhuruar pamje mahnitëse kësaj zone.

Reshjet e dëborës duket se janë rikthyer në zonat malore dhe në juglindje të vendit.

Image
Sheleguri i Leskovikut

Ndërkohë që ditën e djeshme është raportuar për reshje dëbore në Dardhë, Voskopojë dhe në Qafën e Qarrit.

Në një prononcim për Euronews Albania, meteorologia Lajda Porja tha më herët se temperaturat duke filluar nga e premtja do të bien ndjeshëm duke zbritur në -5 gradë celcius.

“Dita e premte të ketë një rënie të temperatruave dhe në mëngjes kjo do të sjellë reshje të dëborës në zonat malore. Të premten do të kemi rënie duke bërë që dhe fundjava të ketë -5, -6 gradë celcius në zonat verilindore dhe maksinalet nga 19 sot do të jenë jo më shumë se 12 gradë”, tha Porja.

Ndërkohë dhe Drejtoria e Përgjithshme Detare, ka paralajmëruar se do të ketë përkeqësim të situatës detare.

Sipas meteorologes, era do të shkojë deri në 80 km në orë, në det të hapur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat