Veto e Greqisë/ Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e forta: Ja çfarë e shqetëson Athinën

Shqipëria

Veto e Greqisë/ Spartak Ngjela zbardh prapaskenat e forta: Ja çfarë e shqetëson Athinën

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 09:01
Spartak Ngjela

Greqia nuk firmosi hapjen e kapitujve të parë të Shqipërisë me BE-në, duke vendosur veto për shkak të çështjes Beleri.

Ndërkohë avokati Spartak Ngjela, në një intervistë televizive theksoi se vetoja është e përkohshme dhe se pas disa muajsh Greqia do të tërhiqet.

Mes të tjerash ai theksoi se Greqinë e shqetëson fakti që Shqipëria është në aleancë me SHBA.

“Është e përkohshme, nuk e bllokon dot, kjo tregon se janë naivë dhe të ligj në politikën ndërkombëtare. Kjo tregon se e duan domosdoshmërisht Himarën. Kot lodhen. Do rrinë nja një muaj ose dy muaj dhe do kthehen prapë. Siç duket Greqia ka shpenzuar shumë në të gjitha aspektet. Greqia paska pikë më të fortë në Shqipëri Himarën.  Kanë kaluar të dobësia e tyre historike që vuajnë për Himarën. Janë jashtë kohës, nuk kanë optikë normale.

I ka krijuar shqetësim ngritja e Shqipërisë, në arenën ndërkombëtare, sidomos në aleancën me SHBA. Greqia do të tërhiqet dhe të shohim se çfarë do të bëjnë kur të ndërhyjë SHBA. Dhe tjetra, ata kanë 360 miliardë euro borxh në perëndim”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat