35 vullnetarë betohen për të Korpusin e Paqes në Shqipëri

Shqipëria

35 vullnetarë betohen për të Korpusin e Paqes në Shqipëri

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:57
35 vullnetarë betohen për të Korpusin e Paqes në Shqipëri

Një grup i ri prej 35 vullnetarësh të korpusit të paqes u betuan zyrtarisht duke u zotuar për angazhimin e tyre për të vijuar trashëgiminë 30 vjeçare në Shqipëri. I pranishëm i ngarkuari me punë i ambasadës së ShBA në shqipëri vlerësoi nismën e tyre dhe e cilësoi këtë trashëgimi si forcim I miqësisë ShBA-shqipëri.

Të veshur me veshje tradicionale me këngë e valle 35 amerikanë u betuan duke u zotuar për angazhimin e tyre për të vazhduar trashëgiminë 30 vjeçare të korpusit të paqes në Shqipëri.

Rajli Laru, 21 vjeç tregon se për dy vite nuk do të jetë më në Karolina e Veriut por do të shërbej këtu si mësuese.

Thotë se familja mikpritëse këtu është e dashur dhe është e lumtur që i ka njohur.

Vullnetarët e korpusit të paqes do të punojnë së bashku me homologët shqiptarë në mësimin e aftësive jetësore për të rinjtë, lidershipit gjuhëz angleze, zbatimit të programeve dhe nismave të ndryshme, mbështetjes së klubeve dhe kampeve e shumë më tepër.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe i ngarkuari me punë i ambasadës së ShBA në Shqipëri si dhe përfaqësues nga ministria e Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat