Dosja e Lobimit, Kryemadhi: Kemi gjithçka me faturë! SPAK nuk ka asnjë akuzë ndaj Metës

Shqipëria

Dosja e Lobimit, Kryemadhi: Kemi gjithçka me faturë! SPAK nuk ka asnjë akuzë ndaj Metës

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 19:13
Monika Kryemadhi

Deputetja Monika Kryemadhi në një intervistë për gazetarin e Ora News Isa Myzyraj tha se sa i përket dosjes së lobimit në SHBA për të cilën SPAK po heton do të rezultojë se nuk do të ketë asgjë, pasi sipas saj partia ka të gjitha transaksionet me faturë bankare dhe të ligjshme.

Kryemadhi tha më tej se SPAK nuk i ka komunikuar asnjë akuzë Ilir Metës.

Isa Myzyraj: Sa i përket dosjes së lobimit të LSI, ka diçka të re, jeni thirrur për të dëshmuar?

Monika Kryemadhi: Jo, dosja e lobimit, pra të gjitha paditë e Erion Veliajt është lobimi, hetimi pasuror imi i familjarëve të mi, operacionet plastike, off-shoret, sigurisht që çështja e lobimit është në hetim edhe kur janë thirrur përfaqësues të PL dhe ish-LSI, për një gjë të jeni të bindur se çdo gjë është e dokumentuar me fatura. Ajo që është shqetësuese është kur injoranca dominim mbi vërtetësinë, në SHBA nuk çeçon njeri para cash, dhe nuk ka kompani në SHBA që deklaron se ka marrë para cash. Dhe PL, dhe Ish-LSI e ka bërë çdo gjë me para në bankë dhe me faturë.

Isa Myzyraj: Jeni në dijeni nëse SPAK i ka komunikuar ndonjë akuzë Ilir Metës?

Monika Kryemadhi: Jo, zero akuza i ka bërë SPAK Ilir Metës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat