Detajet e reja/ Mjacaj lidhi veten me pranga, u dorëzua vetëm kur erdhi drejtori i burgut të Peqinit

Shqipëria

Detajet e reja/ Mjacaj lidhi veten me pranga, u dorëzua vetëm kur erdhi drejtori i burgut të Peqinit

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 18:35
Sokol Mjacaj

Detaje të reja zbulohen nga ngjarje e rëndë ditën e sotme në burgun e sigurisë së Lartë të Peqinit.

Sokol Mjacaj nuk ka pranuar që të dorëzohet, deri në momentin që ka vajtur drejtori i Burgut të Peqinit. Më pas kanë nisur negociatat mes palëve. 

Sipas burimeve Mjacajt i janë hedhur prangat brenda në qeli. Ai ka lidhur me pranga njërën dorë dhe prangën tjetër e ka lidhur me hekurat e dritares.

Më pas Sokol Mjacaj ka hedhur pistoletën me mulli që kishte në dorë.

Pasi ka larguar armën kanë hyrë policia e burgjeve, që kanë bërë arrestimin e tij.

Sipas Ligjit brenda në burg nuk mund të ndërhy RENEA, por strukturat e specializuara në IEVP.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat