Trazira në burgun e Peqinit, dyshohet për 1 të burgosur të vrarë dhe 2 të plagosur

Shqipëria

Trazira në burgun e Peqinit, dyshohet për 1 të burgosur të vrarë dhe 2 të plagosur

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 15:20
Sokol Mjacaj

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun e Peqinit, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Sokol Mjacaj është përplasur me dy të dënuar të tjerë me burgim të përjetshëm.

Sipas Drejtorisë së Burgjeve, nga përleshja kanë mbetur të plagosur 2 prej të burgosurve, ndërsa asnjë gardian apo pjesëtar i stafit policor nuk ka mbetur i lënduar.

Mësohet se Sokol Mjacaj, i dënuar përjetë për vrasjen e dy turistëve çekë në vitin 2015 në Shkodër, ka tentuar të vrasë një tjetër të burgosur, Arben Lleshin.

I përfshirë në konflikt është edhe i burgosuri tjetër Ilir Xhakja.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat