E fshehur në bidona plastikë, kapet sasi e madhe droge në Greqi - kaloi nga Shqipëria

Shqipëria

E fshehur në bidona plastikë, kapet sasi e madhe droge në Greqi - kaloi nga Shqipëria

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 11:14
Kapet sasi e madhe droge në Greqi

Një mënyrë të “veçantë” kanë zgjedhur kësaj rradhe trafikantët për të transportuar një sasi të madhe droge nga Shqipëria drejt Greqisë. Operacioni është zhvilluar nga policia e Selanikut në zonën e Diavaton, në një parking furgonësh. Policia greke ka ushtruar kontroll në një automjet, ku brenda të cilit ka gjetur 4 bidona plastikë që përmbanin 20 pako me 20 kg 497 gram marijuanë, ndërsa në një furgon janë gjetur dhe sekuestruar 7 bidona të tjerë që përmbanin 32 pako me 33 kg 690 gram marijuanë.

Në pranga ra drejtuesi i automjetit 49 vjeç dhe drejtuesi i furgonit 58 vjeç, të dy shtetas shqiptarë. Policia greke ushtroi kontroll në banesën e 49 vjeçarit në zonën e Sikeon, ku u gjetën dhe sekuestruan rreth 259 gram kokainë, 2350 euro, 8 celularë, 1 motoçikletë, 143 gramë lëndë e papërcaktuar ende, 3 peshore elektronike dhe 15 paketime faramceutike.

Nga hetimet rezulton se 58 vjeçari kishte rolin e trafikimit të drogës nga Shqipëria më Greqi ndërsa 49 vjeçari kishte rolin e marrësit, magazinimit dhe shpërndarjes së drogës në Greqi.

Nga verifikimi rezulton se 58 vjeçari shqiptar rezulton person në kërkim në Greqi, i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge.

Prej fillimi te vitit policia greke ka sekuestruar rreth 1.4 ton marijuanë që dyshohet se vinte nga Shqipëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat