Përdhunohen dy vajza në Berat, policia vë në pranga dy persona

Shqipëria

Përdhunohen dy vajza në Berat, policia vë në pranga dy persona

Më: 15 dhjetor 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Dy vajza të moshës 19 dhe 16 vjeçe dyshohet se janë përdhunuar në Berat.

Policia bën me dije se në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat vunë në pranga shtetasit A. N., 33 vjeç dhe A. Sh., 20 vjeç, të dy banues në Berat, pasi dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe 16 vjeçe”-njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat