“Nuk e ka personale me Fredi Belerin”/ Dhule në “Top Story”: Rama e dinte si do reagonte Greqia

Shqipëria

“Nuk e ka personale me Fredi Belerin”/ Dhule në “Top Story”: Rama e dinte si do reagonte Greqia

Më: 14 dhjetor 2023 Në ora: 06:59
Skerdjan Dhuli

Zëdhënësi i Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli, u shpreh në “Top Story” se drejtësia është me dy standarde, duke theksuar se ligjet po bëhet politikë.

Ai deklaroi se si kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, ashtu edhe i Himarës, akuzohen për korrupsion në zgjedhje, por me këtë të fundit janë marrë masa të rrepta (burg).

Dhule vijoi më tej duke shpjeguar se Edi Rama e ka ditur se Greqia do të reagonte në këtë mënyrë, për këtë arsye ka bërë këto veprime me Bashkinë e Himarës.

Ai u shpreh se Rama nuk e ka problemin me individin, pasi të njëjtën gjë do të bënte me atë bashki.

“Sot që ne po flasim Edison Memolla kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës është duke u hetuar për korrupsion në zgjedhje, të njëjtën vepër penale që po hetohet edhe Fredi Beleri. Por drejtësia me dy standarde, e cila bën politikë me drejtësinë.

Ne nuk kemi një problem me sistemin e drejtësisë, por sistemi i drejtësisë i përzier në politikë i ka krijuar një kosto kaq të lartë Shqipërisë, e cila asnjë bashki e vendit dhe jo më ajo e Himarës nuk mund të jetë arsye për t’u bllokuar integrimi vendit. E kam deklaruar më 25 korrik se shqiptari më i pa interesuar për BE-në dhe më i interesuari që ne të vijmë në këtë ditë që jemi sot është Edi Rama.

Edi Rama duke e ditur shumë mirë që Greqia mund ta përdorte këtë çështje i ka fryrë këtij zjarri në mënyrë të jashtëzakonshme. Ajo që ka ndodhur në Himarë në fakt nuk ka lidhet me presonin Fred Beleri. Sikur të ishte një tjetër fitues nga PD-ja, Edi Rama do të bënte të njëjtën gjë, pasi qëllimi nuk është personi. Nëse Fredi Beleri bën një deklaratë nesër, ku dorëhiqet nga posti, ai në seancën tjetër shfaqet i pafajshëm. Për shkak se problem për Ramën nuk është Beleri si person, pasi ai është një person që Rama e ka thirrur në kryeministri”, tha Dhule.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat