“Dikur e ka kontrolluar”, Frrok Çupi: Drejtësia sot nuk dominohet nga Berisha, ai e di se po iu vunë prangat…

Shqipëria

“Dikur e ka kontrolluar”, Frrok Çupi: Drejtësia sot nuk dominohet nga Berisha, ai e di se po iu vunë prangat…

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 21:24
Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi thotë se ish kryeministri Sali Berisha ka kontrolluar drejtësinë, madje edhe kur ishte në opozitë, por tanimë, drejtësia e re nuk mund të dominohet prej tij.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi u shpreh se Berisha e di se nëse i vihen prangat, nuk do t’i hiqen më, pasi do të hapen dosje të tjera më të mëdha.

“Zoti Berisha nuk është në këtë pozicion. Në raport me drejtësinë, Berisha ka dy momente. Një moment e ka kontrolluar, këtë moment nuk po e kontrollon dot. Në vitin 1998, Berisha nuk e zbatoi vendimin e gjykatës për t’u paraqitur, ka 55 thirrje. Nuk është paraqitur kurrë. Në vitin 1998, Berisha, edhe pse në opozitë, kishte në kontroll prokurorinë, policinë, pjesët e forta të shtetit. As që mendohej se Berishës do t’i viheshin prangat sapo iu hoq imuniteti.

Kjo dëshmon se shteti sot është tjetër gjë, drejtësia sot është tjetër gjë dhe nuk mund të dominohet nga Sali Berisha. Sa për drejtësinë, këto që bëri Sali Berisha kësaj here me manovrat e tij, dëshmoi tiparet e tij, është frikacak, nuk shkon të paraqitet para drejtësisë, është njeri i dobët, edhe moralisht, edhe është fajtor. E di që po shkoi, ditën që i vendosen prangat, nuk i hiqen prangat nga duart. Do hapen dosjet e vrasjeve, vjedhjeve, shkatërrimin e Shqipërisë, janë dosje shumë të rënda. Jam dëshmitar i asaj epoke dhe e dinë të gjithë shqiptarët”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat