Shqipëria në pritje të vendimit të Këshillit Evropian për negociatat, Rama ndan foto pak para fillimit të Samitit në Bruksel

Shqipëria

Shqipëria në pritje të vendimit të Këshillit Evropian për negociatat, Rama ndan foto pak para fillimit të Samitit në Bruksel

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 18:12
Edi Rama

Në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel pritet të mbahet Samiti i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Pak para nisjes së Samitit, kryeministri Edi Rama ka postuar foto në rrjetet sociale, ku ndodhet në sallën ku do të zhvillohet mbledhja, e në tjetrën tregon zyrën e delegacionit shqiptar.

“Bruksel, pak para nisjes së Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Rama në Facebook.

Pasditen e kësaj të mërkurë, sytë e qeverisë shqiptare janë në Bruksel.

Atje ku kryeministri Rama po pret vendimin e Këshillit Evropian për hapjen apo jo të kapitujve të parë negociues per anëtarësimin ne BE.

Pavarësisht notave pozitive të dhëna nga Komisioni Evropian për progresin që ka bërë vendi, vetë Unioni po vihet në pikëpyetje ngq aplikimi i të drejtës së vetos nga shtetet anëtare. Në rastin tonë, Greqia ka kërcënuar se nuk do ta japë sot dakordësinë, duke e kushtëzuar Shqipërinë me çështjen Beleri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat