Sot mblidhet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Greqia kërcënon Shqipërinë për Belerin

Shqipëria

Sot mblidhet samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel/ Greqia kërcënon Shqipërinë për Belerin

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 08:53
Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave

Do të zhvillohet sot në Bruksel(13 dhjetor) samiti i radhës BE-Ballkani Perëndimor, ku do të diskutohet për integrimin e vendit. Nga 27 vendet e BE-së, Greqia është i vetmi shtet që nuk ka firmosur dokumentin e përbashkët për hapjen e pesë kapitujve themelorë të negociatave, duke kërkuar fillimisht betimin e Fredi Belerit si kryetar bashkie të Himarës. Por GJKKO në një vendim të marrë këtë të hënë (11 dhjetor) hodhi poshtë kërkesën e Belerit për t’i dhënë leje që të Betetohej, duke e konsideruar të pabazuar në ligj. 

Gazeta greke Kathimerini, duke cituar burime diplomatike nga Brukseli thotë se "kanë konfirmuar lëvizjet e pritshme të qeverisë së Athinës, e cila nuk do të dakordësohet në vijimin e progresit të Shqipërisë në procesin e anëtarësimit".

Sipas kësaj gazete “Këshilli Europian për çështje të Përgjithshme ka diskutuar për zgjerimin, përfshi mundësinë e ndarjes së  proceseve integruese të Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut.”

Ndërkohë Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano ka qenë i qartë gjatë me Greqinë duke i thënë se nuk duhet të krijojë krisje të panevojshme në marrëdhëniet dypalëshe. Stano thekson se në këtë çështje zbatohet sundimi i ligjit. Qëndrimi i Greqisë është quajtur i papranueshëm edhe nga Berlini zyrtar.

Nga ana tjetër kryeministri Rama që do marrë pjesë në samtin e Brukselit gjatë kongresit të PS tha se qëndrimi i Shqipërisë për çështjen Beleri nuk do të ndryshojë, as para e as pas takimit të 13 dhjetorit. Ai u shpreh skeptik nëse Greqia do vendose veton për të penguar avancimin e Shqipërisë në rrugën drejt BE Shqipëria pret hapjen e 5 kapitujve të parë të negociatave për anëtarësim në BE. 

"Unë nuk do të pranoj deri në 13 dhjetor se fqinjët tanë do t’i vënën tapën e vetos shishes së hapur me aq shumë përkushtim. E qartë asnjë cic-mic ballkanik, apo gërr-gërr perëndimor për interesa politike nuk e vonon dot Shqipërinë në anëtarësimin në BE. Tani ka dalë Greqia… nesër mund të dalë dikush tjetër. Por përse për këta do ta prishim gjakun ne? Nuk duhet ta humbasim kurrë busullën ku BE, Europa është amaneti ynë dhe është borxhi historik vijën ndarëse mes demokracisë", ka thënë Rama në Kongresin e PS. 

Gjatë samitit të Brukselit pritet të diskutohen edhe tensionet mes Kosovës dhe Serbisë si dhe normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve, si një nga çështjet kryesore që shqetëson të gjithë rajonin. Kjo çështje do të pasqyrohet edhe në deklaratën e përbashkët që do të firmoset nga të gjithë liderët e pranishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat