Artan Hoxha zbulon çfarë rrezikon Sali Berisha: Dënim më të rëndë se aq s’ke ça i bën

Shqipëria

Artan Hoxha zbulon çfarë rrezikon Sali Berisha: Dënim më të rëndë se aq s’ke ça i bën

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 08:51
Artan Hoxha dhe Sali Berisha

SPAK ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Sali Berishën nga “detyrim paraqitje” dhe “ndalim të lëvizjes jashtë shtetit”, në “arrest në burg” ose “arrest shtëpie”. Por për ta bërë këtë, Prokurorisë së Posaçme i duhet autorizimi i Kuvendit.

Gjatë emisionit të djeshëm në “Opinion”, gazetari Artan Hoxha, u shpreh se “arrest në burg” për Berishën nuk ka.

Sipas tij, nëse merret masa “arrest shtëpie”, ish-kryeministrit mund t’i ndërpritet kontakti me publikun, e cila për të, do të jetë dënimi më i rëndë.

Artan Hoxha: Është problemi i masës tjetër tani. I masës që do merret. Po “arresti i shtëpisë” shoqërohet edhe me teknikalitete të tjera. Jamarbërit për shembull, ia ndaluan të komunikonte në ‘Facebook’. Tani Berishës, po ia ndërprenë edhe kontaktin me publikun, dënim më të rëndë se aq nuk ke çfarë i bën. Jamarbër Malltezi ka qenë duke folur në ‘Facebook’ dhe ia ndërprenë ata. Berisha nuk e pranon këtë gjë. Kjo është masa tjetër si do shkojë. “Arrest me burg” për Berishën nuk ka, nuk ka “arrest me burg”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat