Doza kokaine në makinë/ Arrestohet 23-vjeçari në Bulqizë, tre të tjerë nën hetim

Shqipëria

Doza kokaine në makinë/ Arrestohet 23-vjeçari në Bulqizë, tre të tjerë nën hetim

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 08:40
Foto nga vendi i ngjarjes

Në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Maqellarë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.B., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Të cilit gjatë kontrollit fizik, i është gjetur e fshehur në trup një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e ndarë në disa doza gati për shitje, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 5 aparate celular.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i 23-vjeçarit.

Si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për tre pasagjerët që udhëtonin me 23-vjeçarin, konkretisht shtetasit E.Ll., 24 vjeç; V.M., 24 vjeç; P.K., 22 vjeç; të tre banues në Tiranë, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Moskallëzimi i krimit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat