“Në burg nëse nuk respekton masën e arrestit shtëpiak”, avokati Kara: Berisha luajti bllofin, nuk ka mosbindje civile ndaj drejtësisë

Shqipëria

“Në burg nëse nuk respekton masën e arrestit shtëpiak”, avokati Kara: Berisha luajti bllofin, nuk ka mosbindje civile ndaj drejtësisë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 23:40
Avokati Romeo Kara

Avokati Romeo Kara thotë se ish kryeministri Sali Berisha e ka trajtuar politikisht procesin ndaj tij të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) në lidhje me privatizimin e ish kompleksit Partizani, ndaj dhe ka luajtur bllofin.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Kara u shpreh se nëse Berisha nuk do të respektojë masën e arrestit shtëpiak, do të përfundojë në burg.

Ndër të tjera, Kara shtoi se nuk mund të ketë mosbindje civile ndaj drejtësisë.

“Është parashikuar që refuzimi që Berisha ka bërë, ka luajtur bllofin, ka trajtuar procesin në mënyrë politike, jo juridike. Ka qenë i dyzuar, nuk ka qenë i sigurt se çfarë linje do të ndjekë. Këshilli i Mandateve do të mblidhet, janë gati materialet. Është masë që vjen totalisht në ligj. Imuniteti, nuk është shkelur liria e tij, imuniteti është privilegj që i jepen disa personave të caktuar. Ky person është i privilegjuar, ky deputet, për arsyen e punës së tij, që para ligjit të mos jetë i barabartë me qytetarët e tjerë. Ka qenë masë shtrënguese e parashikuar nga ligji, e kemi parashikuar që do të shkojë këtu.

Kurrë nuk kemi dëgjuar, që mund të ketë mosbindje civile karshi gjykatës. Mund të ketë karshi qeverisë, por jo karshi gjykatës. Nëse nuk repsekton arrestin shtëpiak, e sigurtë që do të shkojë në arrest me burg. Kur ti nuk respekton, cënon integritetin e procesit, ai nuk pajtohet me procesin, nuk do të shkojë para drejtësisë. Nuk ka për të nxjerrë gjë nga qulli, nuk ka mosbindje civile karshi drejtësisë.

Edhe pse i ikin deputetët e tij, që pretendojnë se do të bëjnë opozitë, edhe këta po e përdorin Berishën, siç po i përdor Berisha këta. Atij do t’i hiqet mandati dhe do të veprojë SPAK. Mendoj se ai nuk do të rrijë i urtë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat