“Parlament karagjoz, 24 karat!”, Zogaj-Hoxhës: Me kë po flet ti njëherë?! S’jam prokurori i Berishës

Shqipëria

“Parlament karagjoz, 24 karat!”, Zogaj-Hoxhës: Me kë po flet ti njëherë?! S’jam prokurori i Berishës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 23:05
Prenç Zogaj, Artan Hoxha

Teksa diskutohej mbi masën e sigurisë të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha sonte në “Opinion” pati një debat të tensionuar mes dy analistëve Preç Zogaj dhe Artan Hoxha.

Ky i fundit e cilësoi Kuvendin “karagjoz” dhe Prokurorinë e Posaçme “një institucion që vepron në bazë të interesave”, duke theksuar se Berisha nuk ka pse të përballet me gjykatësit. Nga ana tjetër Zogaj u shpreh se ish-kryeministri duhet të zbatojë vendimin e gjykatës dhe të paraqitet sepse kështu funksionon në një shtet demokratik.

Preç Zogaj: Vetëm këtu kam dëgjuar që bëhesh ti vetë Gjykatë Kushtetuese, mendon ti se kjo është Kushtetuta…

Artan Hoxha: Personi i prekur në radhë të parë është Kuvendi, po ngaqë s’ka dinjitet nuk përfshihet…

Preç Zogaj: Ti mund të thuash natë ditë që unë po respektoj Kushtetutën, por kundrejt një vendim gjykate, duhet të jetë Gjykata Kushtetuese, pra nuk mund të referosh veten tënde.

Artan Hoxha: Të pazakonshmit bëjnë dhe akte rezistence dhe pranojnë dhe kostot. Njerëzit e zakonshëm nuk pranojnë kosto dhe nënshtrohen.

Preç Zogaj: Ka një absurditet në Shqipëri që i quajnë gjërat të panatyrshme, nuk është e natyrshme, këtu hetimi i ish-Presidentit është një normë ku sundon ligji dhe ku askush s’është mbi ligjin.

Artan Hoxha: Parlamenti më karagjoz nuk ka ku bëhet, karagjoz 24 karat! Nuk mbron dinjitetin e vet

Preç Zogaj: Disa kohë nuk gjendej Sali Berisha, po bëhej komike kjo. Nuk e gjenin…

Artan Hoxha: Ai 24 orë para syve të gjithë shqiptarëve, ata se gjenin dot ata…Donin t’ju shkonte atje në zyrë.

Preç Zogaj: Tani po kërkohet rruga se si i bëhet që ish-Presidenti të takohet me gjykatësit, se kjo është një betejë që nuk zhvillohet as në studio, as në foltore.

Artan Hoxha: Po pse duhet të shkojë Sali Berisha te gjykatësit, ka avokatët, shkojnë ata. Pse duan ta çojnë me zor këta, ku e gjetën të drejtën ta çojnë me zor?

Preç Zogaj: Është personi që duhet paraqitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat