Ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka qëndruar për më shumë se 9 orë e 30 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK).
Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Beqaj ka dhënë sqarime si person nën hetim në lidhje me dosjen për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.
“Dhashë sqarime si person nën hetim. Kerkova të kryhen veprime të tjera hetimore”, deklaroi ai.
GJKKO i caktoi masën “detyrim paraqitje” në lidhje me koncesionin e sterilizimit. Beqaj po hetohet për shpërdorim detyre.
Ndaj tij janë caktuar dy masa sigurie, detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.