Incidenti me policin në Laç! Denoncoi sulmin, po hetohet vërtetësia

Shqipëria

Incidenti me policin në Laç! Denoncoi sulmin, po hetohet vërtetësia

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 15:11
Foto nga vendi i ngjarjes

Një punonjës i patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Lezhës ka bërë një denoncim se gjatë kohës që po udhëtonte drejt Lezhës për të marrë shërbimin, ka patur sulm me armë ndaj tij.

Fatmirësisht nga kjo ngjarje nuk ka persona të lënduar.

Dhurim Mitku ka qenë duke udhëtuar në aksin dytësor “Snaxhak Autosdradë”, ku sipas dëshmisë së tij, në Komisariatin e Kurbinit, 2 persona i kanë prerë rrugën dhe kanë qëlluar në ajër, menjëherë është përgjigjur me armën e shërbimit. Nga të shtënat me armë, nga vete ai, është dëmtuar makina e tij.

Në vendin e ngjarjes policia ka sekuestruar vetëm gëzhdojat e dala nga arma e shërbimit të punonjësit të policisë, dhe nuk janë gjetur gjurmë gëzhojash apo prova të tjera materiale që mund të kenë përdorur personat e kallëzuar nga ana e punonjësit të policisë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se po bashkëpunojnë së bashku me AMP-në për vërtetësinë e kësaj ngjarjeje apo se ky është një inskenim nga vetë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat