Arrestohet zjarrvënësi i vilës në Berat, babai i pronarit të banesës

Shqipëria

Arrestohet zjarrvënësi i vilës në Berat, babai i pronarit të banesës

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Policia ka mundur të zbardh zjarrvënien e qëllimshme një banese tre katëshe në lagjen “30 Vjetori” qytetin e Beratit.

Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, është bërë i mundur identifikimi i autorit të këtij rasti, shtetasit Sh. Q., 78 vjeç, i cili dyshohet se i ka vënë zjarrin gjatë natës, banesës së djalit të tij, shtetasit D. Q.

Shkak për djegien e banesës së të birit nga i ati dyshohet se është bërë një debat që ata kanë pasur për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve hetimore u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 78-vjeçarin, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat