I vihet zjarri shtëpisë në Berat, shpëton i moshuari

Shqipëria

I vihet zjarri shtëpisë në Berat, shpëton i moshuari

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

Në një vilë 3-katëshe në lagjen “30-Vjetori” në Berat, mbrëmë rreth mesnate ka rënë zjarr.

Flakët që dyshohet se janë vënë me qëllim rrezikuan të moshuarin që jetonte atje, babai i të zotit të shtëpisë i cili ndodhet në emigrim. Shahin Qato shpëtoi pa lëndime.

Dëme materiale ka pësuar kati i tretë i vilës e cila sipas dëshmisë së zjarrfikësve që mbërritën në vendngjarje, i ka pasur muret të lyera me benzinë.

Zjarri u lokalizua dhe u fik ndërsa kanë nisur hetimet për të gjetur autorët që mund të jenë filmuar nga kamerat e sigurisë në lagje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat