Përplasje me armë gjatë natës në Laç/ Dy persona i dalin para makinës së oficeres së policisë dhe qëllojnë me armë

Shqipëria

Përplasje me armë gjatë natës në Laç/ Dy persona i dalin para makinës së oficeres së policisë dhe qëllojnë me armë

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Shkëmbim zjarri në Laç. Një oficere policie teksa udhëtonte me makinë, dy persona i kanë dalë para automjetit dhe janë përfshirë në një përplasje me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të lagjes Sanxhak të Laçit, në orët e vona të natës.

Forcat e Policisë së Kurbinit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë si edhe për identifikimin e autorëve.

Raportohet se nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat