Vjerdha: Shkodra, Laçi dhe Kruja po vuajnë heqjen e fasonëve nga puna

Shqipëria

Vjerdha: Shkodra, Laçi dhe Kruja po vuajnë heqjen e fasonëve nga puna

Më: 12 dhjetor 2023 Në ora: 09:10
Kolido Vjerdha

Kriza ekonomike, zhvlerësimi i Euros dhe ulja e kërkesës për eksport nga vendet e huaja duket se kanë ndikuar që të ketë problematika në sektorin fason.

Shkurtimet e vendeve të punës në sektorin fason llogariten, 80 deri në 100 punonjës në ditë

Aktivisti nga Qendresa qytetare Kolido Vjerdha tha në “Good Morning Albanians”  në Euronews Albania theksoi se zonat më të prekura janë Shkodra, Laçi dhe Kruja.

Sipas tij rrezikohet që fasoneritë në këto qytete të mbyllen, pasi nuk do investohet më në këtë sektor në Shqipëri.

“Shumica e zonjave ndihen shumë të lumtura që dalin nga shtëpia dhe shkojnë punojnë në këtë industri. Në fasoneri nuk u ofrojnë kushte dhe i mbajnë shumë gjatë. Krahu i punës është investitori numër një. Problematika më të mëdha mund të ketë, Shkodra, Kruja Laçi. Mund  të rrezikojmë një zhvendosje të tregut. Nuk do të investohet më në Shqipëri në këtë sektor”-tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat