Gështenja: Në Tiranë nuk ekziston inceneratori, në Elbasan dhe në Fier nuk kryhet as djegia

Shqipëria

Gështenja: Në Tiranë nuk ekziston inceneratori, në Elbasan dhe në Fier nuk kryhet as djegia

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 22:47
Lefter Gështenja

Deputeti demokrat Lefter Gështenja u shpreh se në fakt në Trianë nuk ka një incenerator, edhe pse kontrata dhe prokuroria e thotë një gjë të tillë.

Gështenja: E kam thënë edhe herë të tjera, për këtë çështje opozita mundtë flasë pa fund sepse ishte një kauzë e jona me denoncime dhe për ngritjen e komisionit hetimor. Pa më të voglin dyshim është ndër aferat më të mëdha korruptive në 100 e ca vjet shtet.

Në fakt në Tiranë nuk ka një incenerator, edhe pse kontrata dhe prokuroria e thotë një gjë të tillë. Në Tiranë nuk ekziston një incenerator.

Ne Fier dhe Elbasan kemi një godinë që nuk funksionon, në Tiranë nuk ka as fizikisht diçka të tillë. Ndërsa në Fier dhe Elbasan nuk kryhet as djegia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat