Korçë/ Arrestohen dy persona pasi thyen masën “arrest në shtëpi”, tre për drejtim automjeti në gjendje të dehur

Shqipëria

Korçë/ Arrestohen dy persona pasi thyen masën “arrest në shtëpi”, tre për drejtim automjeti në gjendje të dehur

Më: 11 dhjetor 2023 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Në Korçë kanë rënë në pranga 5 persona. 

Dy prej tyre u arrestuan pasi thyen masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa tre të tjerët pasi kanë drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Konkretisht u arrestuar 42-vjeçari E. K., pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 12. Ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përndjekja”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Ndërsa 23-vjeçari S. T., banues në fshatin Bulgarec, Korçë, është konstatuar në lagjen nr. 3, Korçë. Ai akuzohet për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Gj. Z., 59 vjeç, banues në Tiranë,  ra në pranga pasi në fshatin Voskopojë, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti i tij ka përplasur një automjet të parkuar, i cili është zhvendosur dhe ka përplasur një automjet tjetër të parkuar. Pas verifikimit rezultoi se 59-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

A. Sh., 57 vjeç, banues në Korçë, u arrestua pasi në aksin rrugor “Korçë-Ersekë”, në afërsi të fshatit Drenovë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 57-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur;

K. J., 36 vjeç, banues në Korçë, u  kap pasi në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Biranj, Maliq, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga, duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Pas verifikimit rezultoi se 36-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Sipas policisë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat