Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë e Dardhë, ja si paraqitet situata në juglindje

Shqipëria

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë e Dardhë, ja si paraqitet situata në juglindje

Më: 10 dhjetor 2023 Në ora: 16:53
Foto ilustrim

Janë rikthyer pas pak ditësh reshjet e dëborës në juglindje të vendit, në lartësinë mbi 1100 metër.

Mësohet se në fshatin turistik të Dardhës janë regjistruar reshje me intensitet të lartë, të cilat vijojnë ende, ndërsa trashësia e dëborës ka shkuar rreth 5 cm.

Edhe në zonën e Voskopojës kanë filluar reshjet e dëborës me intensitet mesatar.

Në aksin rrugor Korçë – Kapshticë ka rreshje me intensitet të ulët, ndërsa në terren ka borëpastruese që po bëjnë të mundur pastrimin dhe kriposjen e të gjitha zonave. Aktualisht nuk ka probleme në qarkullim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat