​Shiste narkotik në Patos, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

Shqipëria

​Shiste narkotik në Patos, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 17:44
Foto nga vendi i ngjarjes

Një 33-vjeçar me inicialet O.S. është arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit policor “Tempulli” në qytetin Patos të Shqipërisë.

Pasi u kap me 53 gramë lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Policia shqiptare me këtë rast ka sekuestruar edhe një peshore elektronike për ndarjen narkotikëve në doza, 72.800 lekë të rinj, 1.250 euro dhe 630 funte, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provave materiale.

Sekuestrohet edhe automjeti që përdorte 33-vjeçari, për këtë veprimtari kriminale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat