Ibrahimaj: Ndërkombëtarizimi i bizneseve shqiptare, rruga drejt së ardhmes

Shqipëria

Ibrahimaj: Ndërkombëtarizimi i bizneseve shqiptare, rruga drejt së ardhmes

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:46
Delina Ibrahimaj

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj deklaroi dje gjatë fjalës së saj Kongresin e PS se ndërkombëtarizimi i bizneseve shqiptare është rruga drejt së ardhmes. “Vizioni ynë për Shqipërinë e 2030-s është për ta kthyer atë në një komb sipërmarrës, për të nxitur potencialet e pashfrytëzuar, për ta përgatitur biznesin shqiptar për sfidat e sotme dhe ato të së ardhmës. Inovacioni, dixhitalisimi, hapja e tregjeve janë të gjitha sfida, te cilat është detyra jonë për adresur dhe për t’i transformuar ato mundësi”, deklaroi ajo në fjalën e saj në Kongresin e PS-së. Përmbushja e vizionit, vijoi Ibrahimaj, kërkon disa parakushte. “Reforma në Drejtësi, projektet e rëndësishme zhvillimore në infrastrukturë, reforma financiare, të gjitha këto nuk janë koncepte abstrake, të gjitha këto janë element në klimën e të bërit biznes, ndikojnë në vendimet e biznesit për tu regjistruar dhe për të operuar në Shqipëri”, deklaroi ministrja.

Por sipas saj, këto nuk mjaftojnë, duhet reformuar mënyra e të bërit biznes.

“Ne duhet të reformojmë mënyrën e të bërit biznes, vizioni ynë është të kemi një administratë që ofron oportunitete me mbështetje të zhvillimit ekonomik të çdo biznesi. Ndaj dhe ne synojmë që në Shqipërinë e 2030 të gjitha shërbimet duhet të jenë një klik larg, 100 % online dhe 100 % pa asnjë letër, jo vetëm të aplikimit por ridimensionimit të mënyrës së ndjekjes dhe të zgjidhjes së shërbimeve, duke i bërë shërbime efikase, më të lehta më të arritshme, më të shpejta në kohë dhe në kosto më të ulta për biznesin”, deklaroi ajo.

Sipas saj, nëpërmjet modeleve të Inteligjencës Artificiale në gjuhën shqipe, por edhe reformës së shërbimeve në e-Albania, synohet të ofrohen shërbime të personalizuara për biznesin. “Ne synojmë që e-Albania të kthehet në shërbime elektronike proaktive”, u shpreh ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat