Rama: Drejtësia e re i ka vendosur para përgjegjësisë individë që e mendonin veten të paprekshëm

Shqipëria

Rama: Drejtësia e re i ka vendosur para përgjegjësisë individë që e mendonin veten të paprekshëm

Më: 8 dhjetor 2023 Në ora: 18:34
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në Kongresin e PS, u ndal tek reforma në drejtësi dhe nevojës për ta mbështetur pa kushte këtë qasje të re të drejtësisë në vendin tonë. Ai tha se pa PS-në, kjo reformë nuk do ecte përpara.

Ai i falënderoi qytetarët shqiptarë, të cilët i dhanë besim maksimal PS, duke ia besuar pushtetin më të madh asaj, që siç tha Rama, ishte një ndihmë e madhe për të udhëhequr reformat pa pasagjerë, të cilët mbanin dy patenta.

“E kaluam ndryshimin kushtetuese në 2016 dhe paketën që duhej të të gjithë korpusit bazë ligjor na e morën peng thuaj se 3 vjet në parlament. Na e dha votën dhe na e hoqi nga preri pasagjerët më dy patenta. Ne jemi në gjendja t’i bëjmë të gjitha gjërat që ëndërrojmë me sy hapur dhe nuk kemi pse presim që ta na i bëjmë të tjerët. Nuk e bëmë vetëm, se nuk bëhet asgjë vetëm, por ne jemi në gjendje t’i bëjmë Shqipërisë miq dhe aleatë në atë nivel që Shqipëria nuk i ka pasur kurrë”, tha ai.

Më tej, Rama shtoi se falë reformës në drejtësi, politikanët e paprekshëm po goditen për zullumet e tyre. Ai tha se kjo është një arsye e fortë dhe kryesore se pse kjo reformë duhet mbështetur dhe përkrahur pa kushte.

“Problemi i madh sa një mal që kemi para është çfarë duhet të bëjmë ne dhe shumë më mirë që ta afrojmë ditën kur drejtësia në Shqipëri të jetë e drejtë, e pavarura, e aftë dhe e ndershme për të gjithë shqiptarët. Gjithçka që po ndodh sot për ndëshkimin penal të personave me profil të lartë në nivelin qendror të politikës është vetëm zgjimi i një shpirti drejtësie të fjetur prej më shumë se 100 vitesh në koma në nëntokën e shtetit shqiptar, por nuk është drejtësia evropiane që duam për fëmijët tanë. Ky zgjim ka një arsye, kalimin e fuqisë sonë, si forca më e madhe politike e vendit, që zotëron pushtetin ekzekutiv dhe udhëheq rrugën e shtetit të së drejtës tek një strukturë e re që lindi nga reforma në drejtësi dhe që përbëhet nga dy struktura, nga SPAK dhe GJKKO. Vetëm kjo është arsyeja, por është shumë pak. Është shumë më shumë në aspektin e moralit dhe vullnetit politik. Drejtësia u desh disa vite t’i zgjaste duart e pavarura drejt politikës dhe t’i vendoste para përgjegjësisë individë, të cilët as nuk do imagjinohej se do prekeshin nga drejtësia, por kjo është një domosdoshmëri absolute për ndërtimin e drejtësisë evropiane dhe forcimin e qeverisjes, por do ta mbështesim pa kushte këtë krijesë të porsalindur. Armiqtë e reformës në drejtësi në Parlament na morën pothuajse tre vjet, që nga ndryshimet kushtetuese në 2016 deri tek dita kur u aprovua ajo paketë”, shtoi Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat