Pisa 2022/ Qori: Simptomë e shpërfilljes së qeverisë, në arsim mungon infrastruktura, ka nepotizëm

Shqipëria

Pisa 2022/ Qori: Simptomë e shpërfilljes së qeverisë, në arsim mungon infrastruktura, ka nepotizëm

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 21:03
Arlind Qori

Pedagogu dhe aktivisti Arlind Qori u shpreh se Pisa 2022 është simptomë e shpërfilljes së vitpërvitshme të qeverisë ndaj arsimit.

Ai shtoi se në Tiranë ka një mbipopullim me nxënës në klasa, ndërsa theksoi se në shkollat e qyteteve të tjera kanë shumë pak nxënës.  

Qori: Kjo është simptomë e shpërfilljes së vitpërvitshme të qeverisë ndaj arsimit. Qeveria e sheh si një hapësirë arsimin ku duhen menaxhuar ca gjëra, ku bëhet shkollë dhe futen ca njerëz në punë, por jo më tepër. Po shihja ca të dhënat, mesatarja e vendeve të OECD-së e kanë 21 nxënës në klasë. Në klasë jemi me shumë nxënës në klasë, ndërsa shumëkund në Shqipëri ka më pak nxënës sesa duket. Nuk bën dot mësim një mësues me dy nxënës.

Një pjesë e qytetarëve kanë mangësi në formim logjik dhe gjuhësor. Sot e them me shaka ,që shenja e një intelektuali është që shkruan pa gabime, kur kjo duhet të ishte niveli i nxënësit të klasës së katërt. Shkaku i parë është mungesa e infrastrukturës, nepotizmi dhe gangrena e emërimeve nepotike. Ne kemi shumë mësues të mirë, por punësohen ata me përkatësi partiake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat