U pezullua nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana paraqitet në SPAK

Shqipëria

U pezullua nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana paraqitet në SPAK

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 08:49
Granit Gjana

Pas pezullimit nga detyra e nënkryetarit të Bashkisë së Kukësit, Granit Gjana është paraqitur mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

Gazetari i ABC News, Ermal Vija raporton se Gjanës do t’i komunikohet masa e pezullimit nga detyra.

SPAK e akuzon Gjanën për shkelje të barazisë në tendera.

Sipas SPAK, Gjana, në shkelje të ligjit, nuk ka pajisur me autorizim për përdorimin e lëndëve djegëse nje subjekt që garonte për një tender me vlerë 21 milionë euro për furnizim me karburant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat