Balla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Lamtumirë dhe u prehsh në paqe!

Shqipëria

Balla shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit: Lamtumirë dhe u prehsh në paqe!

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 10:35
Mirush Kabashi

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka shprehur mesazhin e tij të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur, Mirush Kabashi në moshën 75-vjeçare.

“Shumë i trishtë lajmi i ndarjes nga jeta të artistit të madh Mirush Kabashhi. Lamtumirë dhe u prehsh në paqe”, shkruan Balla.

Krahas mesazhit të Ballës është një video nga një interpretim i Mirush Kabashit, të bërë disa kohë më parë.

Përveç aktrimit dhe prezantimit, Kabashi ishte edhe një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat