Humbën në Malin e Dajtit duke eksploruar, shpëtohen dy turistët çek

Shqipëria

Humbën në Malin e Dajtit duke eksploruar, shpëtohen dy turistët çek

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 23:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Dy turistë çekë humbën në Malin e Dajtit pasditen e sotme, teksa po eksploronin natyrën.

Pas disa orësh kërkimi, për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së vendit nga zona që mund të përshkohet me automjete, është bërë lokalizimi i turistëve të huaj, të cilët ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcën Kombëtare të Sigurisë Publike, i vijnë në ndihmë 2 turistëve çek, të cilët humbën rrugën, gjatë eksplorimit të natyrës, në Malin e Dajtit”, thuhet në njoftimin e policisw.

Policia e Tiranës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe vizitorëve, dhe i fton ata që për çdo problematikë që mund të hasin, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat