Berisha: Do vazhdojmë betejën deri sa të krijohen komisionet hetimore

Shqipëria

Berisha: Do vazhdojmë betejën deri sa të krijohen komisionet hetimore

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 10:36
Sali Berisha

Sali Berisha ka dalë në deklaratë për mediat pas tensioneve të krijuara në Kuvend, ku depuetët e PD-së përmbysën karriget në foltore.

Në fjalën e tij ai theksoi se mosbindja cibile sot kishte sukses ndërsa nuk ka kursyer akuzat për Edi Ramë.

Mes tjerash ai theksoi se do e vazhdojnë betejën deri sa të krijohen komisionet hetimore.

“Mosbindja civile sot ishte suksesi i radhës i deputetëve të opozitës. Ju e patë sesi e kishin rethuar parlamentin por asgjë nuk pengoi dot betejën pa kythim të deputetëve të opozitës. Kreativiteti i mosbindjes civile në mbrojte të parlamentarizmit, të kushtetueshmërisë, nuk njeh kufij. Kjo është seanca e turpit që u shërbye nga mercenarë deputetë që s’kanë kodin minimal etik të ligjit dhe të kushtetutës. Ata që folën sot janë mëkatarë kryesor në grupin parlamentar.

Ne nuk dekurajohemi nga deputetët skellevër të Edi Ramës. Ne vazhdojmë betejën tonë, deri në krijimin e komisioneve hetimore”-tha Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat