Pas atentatit mafjoz ndaj Nikulajt, autorët djegin automjetin në vendin ku u vra Murataj, ja çfarë sekuestroi policia në makinë

Shqipëria

Pas atentatit mafjoz ndaj Nikulajt, autorët djegin automjetin në vendin ku u vra Murataj, ja çfarë sekuestroi policia në makinë

Më: 3 dhjetor 2023 Në ora: 08:23
Foto ilustrim

Menjëherë pas atentatit me armë zjarri në Lezhë ku mbeti i vdekur, Entjan Nikulajt, autorët u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip BMW me ngjyrë gri, e cila rezulton të jetë me targa të vjedhura.

Automjeti me targa AB138HT rezulton i vjedhur më 29 nëntor në Tiranë.

Pas krimit, autorët si në atentatet e ngjashme, i kanë vënë zjarrin automjetit në rrugën e Rinasit në vendin e quajtur “Ura e Tubit” në fshatin Larushk.

Makinës i është vënë zjarri në vendin ku u vra Admir Murataj dhe brenda saj janë gjetur të paktën një armë zjarri kallashnikov. Entjan Nikulaj është i afërm i Ardian Nikujt i ekzekutuar muaj më parë në lokalin e tij në Shëngjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat