“Kërkesa e Greqisë për Belerin, qesharake dhe paradoksale”, Murati: Nuk është çështje e minoritetit grek

Shqipëria

“Kërkesa e Greqisë për Belerin, qesharake dhe paradoksale”, Murati: Nuk është çështje e minoritetit grek

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 20:21
“Kërkesa e Greqisë për Belerin, qesharake dhe paradoksale”, Murati: Nuk është çështje e minoritetit grek

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati i ftuar në studion e News24 ka komentuar zhvillimet rreth çështjes së Fredi Belerit dhe ndërhyrjes së Greqisë për të bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Ai u shpreh se kërkesa e Greqisë për Fredi Belerin është qesharake dhe bie në nivelin e paradoksit, pasi nuk i drejtohet një pale të caktuar dhe se Beleri mbahet në burg nga drejtësia.

Murati shtoi se rasti i Belerit nuk është një çështje e minoritetit grek në Shqipëri, sidomos në një moment kur raportet e BE dhe DASH nuk kanë konstatuar shkelje ndaj minoriteteve.

“Ka një presion të shtuar nga Athina, por nuk besoj se do të kthehet në një veto përfundimtare. Në rastin e Belerit është një kërkesë qesharake në nivelin e paradoksit pasi nuk dihet kujt i drejtohet kërkesa. Drejtësisë, qeverisë, presidentit apo kujt. Nuk është një individ që e mban Belerin në qeli, janë tri shkallët e drejtësisë që e mbajnë sepse akuzohet për shitblerje votash.

Kjo është si t’i themi Greqisë të lirojë një të burgosur shqiptar që ne të kemi marrëdhënie të mira me Greqinë. Kjo nuk është çështje e minoritetit grek në Shqipëri, në një rast të tillë Greqia mund të bënte një kërkesë. Raportet e BE dhe DASH nuk kanë konstatuar shkelje ndaj minoriteteve”, u shpreh ai mes të tjerash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat