Aksident i rëndë, plagoset 61-vjeçari, zbardhen detajet e para

Shqipëria

Aksident i rëndë, plagoset 61-vjeçari, zbardhen detajet e para

Më: 30 nëntor 2023 Në ora: 10:26
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Qafë Bualli-Bulqizë.

Në aksident janë përfshirë automjeti tip "Ford" me drejtues shtetasin G.K., 61 vjeç, me automjetin tip autobuz, me drejtues shtetasin Z.D., 36 vjeç.

Nga përplasja e automjeteve ka mbetur i dëmtuar vetëm shtetasi G.K., i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat