Berat: “Mercedes-i” me 4 persona brenda del nga rruga, përfundon në kanal dhe merr flakë!

Shqipëria

Berat: “Mercedes-i” me 4 persona brenda del nga rruga, përfundon në kanal dhe merr flakë!

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 23:39
Berat

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Berat-Dimal, në fshatin Moravë.

Sipas gazetares së Klan News Anila Sefa, një makinë tip “Mercedes” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal e më tej ka marrë flakë.

4 personat që ndodheshin brenda makinës janë nxjerrë jashtë pa lëndime të rënda nga banorët e zonës dhe më pas janë transportuar në spital.

Mësohet se në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikësish që kanë rrethuar perimetrin dhe po shkuajnë flakët e mjetit. Ndërkohë që policia në vendngjarje konfirmon se shkak për aksidentit ka qenë shpejtësia dhe lagështira në rrugë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat