Rënie intertesh në disa akse rrugore, në Veri vijon dëbora! ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Shqipëria

Rënie intertesh në disa akse rrugore, në Veri vijon dëbora! ARRSH: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Gjatë orëve të natës ka pasur reshje shiu me intensitet, të cilat kanë shkaktuar rënie gurësh e inertesh.

Kryesisht në akset Skuraj-Burrel, Elbasan-Qafë-Thanë, Vaudejes-Pukë-Kukës, Bulqize-Urë e Cerenecit, Berat-Çorovodë, rrëshqitje dheu në Klos-Qafë Buall, ku janë marrë masat e nevojshme menjëherë nga grupet e punës të mirëmbajtjes për pastrimin e akseve.

Sipas ARRSH-së, qarkullimi vijon pa probleme në të gjitha akset nacionale.

Në orët e para të mëngjesit kanë filluat reshjet e dëborës në Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh, Bilisht-Miras ku po vijon puna për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës. Temperaturat kanë qenë në rritje.

Drejtuesit e mjeteve të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat