Aksident në Sarandë-Kardhiq/ Përmbyset automjeti me targa rumune në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi

Shqipëria

Aksident në Sarandë-Kardhiq/ Përmbyset automjeti me targa rumune në rrugën pa sinjalistikë, zhduket drejtuesi

Më: 29 nëntor 2023 Në ora: 09:57
Pamje nga aksidenti

Një automjet ka dalë nga rruga dhe për rrjedhojë është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Gjinos, në rrugën nacionale Sarandë-Kardhiq.

Mjeti i aksidentuar është me targa rumune.

Aksidenti dyshohet të ketë ndodhur gjatë orëve të natës. Deri tani nuk është gjetur personi i cili udhëtonte me këtë automjet, pasi pas aksidentit drejtuesi ka braktisur automjetin dhe është larguar.

Në këtë rrugë edhe pse janë kryer punime madje edhe është bërë zgjerimi i saj mungon sinjalistika. Ndoshta sinjalistika mund të ketë qenë edhe shkaku i përmbysjes së këtij automjeti. Policia e Qarkullimit do jetë ajo që do japë detaje për aksidentin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat