Puka “zgjohet” e ngrirë! Temperatura të ulëta dhe dëborë në rrugët e qytetit

Shqipëria

Puka “zgjohet” e ngrirë! Temperatura të ulëta dhe dëborë në rrugët e qytetit

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Qyteti i Pukës ditën e sotme është zgjuar nën temperaturat e ulëta!

Dëbora e rënë ditët e kaluara ka ngrirë, duke e bërë të vështirë kalimin e kalimtarëve në rrugë.

Në akset rrugore nuk ka më dëborë, por ka prezencë të akullit, ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të tregojnë kujdes.

Ditën e djeshme në qarkun e Shkodrës, reshjet e borës të rëna në zonat malore të bashkisë së Shkodrës, Malësi e Madhe dhe Fushë-Arrëz kanë bërë që në disa akse të kaloheshin me vështirësi dhe me zinxhirë për shkak të prezencës së dëborës dhe ngricave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat