Nuk i dhanë trajtimin e duhur pacientit/ Prokuroria dërgon për gjykim pesë mjekët e spitalit të Fierit

Shqipëria

Nuk i dhanë trajtimin e duhur pacientit/ Prokuroria dërgon për gjykim pesë mjekët e spitalit të Fierit

Më: 27 nëntor 2023 Në ora: 11:06
Foto ilustrim

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim pesë mjekë të spitalit rajonal pasi dyshohet se neglizhuan trajtimin mjekësor të Bledar Sherifajt, i cili më pas ndërroi jetë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2020. Nga provat e administruara dhe analizimi i tyre, ka rezultuar se mjekët nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur pacientit, ç’ka dhe solli vdekjen e tij.

Gjatë hetimeve, organi i akuzës konstatoi një sërë shkeljesh të protokollit mjekësor në rastin e Sherifajt, i cili nuk u hospitalizua dhe nuk mori trajtim pavarësisht problemeve shëndetësore që kishte. I ndjeri ndodhej në spital pasi dyshohej se ishte me Covid.

Por pas tamponit, ai rezultoi negativ. Për rastin, familjarët ngritën akuza ndaj mjekëve të spitalit të Fierit dhe Vlorës, pasi nuk morën masa të parandalonin sëmundjen. Sipas tyre, Bledar Sherifaj vuante vetëm nga ana shëndetësore mendore dhe për këtë ka marrë mjekimet përkatëse.

Pesë mjekët do të përballen në gjykatë për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat