Beleri reagon nga burgu! Kryetari i zgjedhur i Himarës hedh akuza për kryeministrin

Shqipëria

Beleri reagon nga burgu! Kryetari i zgjedhur i Himarës hedh akuza për kryeministrin

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 15:22
Fredi Beleri

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri akuzoi kryeministrin Edi Rama se po ndikon në drejtësi për t’ia penguar atij betimin.

Sipas Belerit, nuk është e vërtetë se është arrestuar në flagrancë për shitblerje votash, duke aluduar se në momentin kur i janë vënë prangat ndodhej në shoqërinë e avokatit dhe kushëririt të tij. Sipas Belerit para seancës për kryerjen e betimit të tij, Rama po urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi i tij.

“Duke qenë se tani e sheh që seanca lidhur me shqyrtimin e kërkesës sime për kryerjen e betimit do të zhvillohet më 4 dhjetor 2023, po ndryshon taktikë.

Ai i urdhëron gjyqtarët të shqyrtojnë kushtet në të cilat kryhet betimi dhe paragjykon vendimmarrjen e tyre. Në këtë mënyrë, imponon gjykatën që të më ndalojë të betohem. Le të tregojë vetëpërmbajtje, siç i takon për postin që mban. Në fund të fundit është kryeministër! Le të sillet si i tillë”, përfundon Beleri në deklaratën e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat