Hapen rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, dyndje turistësh

Shqipëria

Hapen rrugët drejt Dardhës dhe Voskopojës, dyndje turistësh

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Të gjitha akset nacionale janë të hapura në zonën e Korçës, pas reshjeve të dendura të borës një natë më parë.

Edhe segmentet drejt Dardhës e Voskopojës.

Trashësia në këto fshatra arrin deri në 7 cm. U punua gjatë natës për hapjen e rrugëve. Prej pasdites së djeshme ka qarkullim të rënduar për shkak të ardhjes së turistëve drejt Korçës.

Sipas informacioneve, nuk ka problematika dhe bllokime rrugësh, ndërsa temperaturat janë të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat