Moti i keq, apeli i Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e mjeteve

Shqipëria

Moti i keq, apeli i Ministrit të Brendshëm për drejtuesit e mjeteve

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 20:31
Ilustrim

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve që të pajisjen me mjetet e duhura dimërore, duke qenë se një pjesë e mirë e territorit të vendit është përfshirë nga reshje të dendura bore.

Balla tregon se deri në këto momente policia e shtetit ka ndihmuar drejtuesit e 21 mjeteve të bllokuara, teksa fton qytetarët që të telefonojnë për çdo problematikë që hasin.

“Moti i keq me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme efektivët e Policisë së Shtetit kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar.

Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 129”, shkruan Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat