Moti i keq, vonesa në linjat e transportit me traget

Shqipëria

Moti i keq, vonesa në linjat e transportit me traget

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 19:11
Ilustrim

Drejtoria e Përgjithshme Detare, njoftoi se, si rezultat i kushteve të vështira meteorologjike anijet pasagjere të linjës Durrës-Bari -Durrës, nuk do të nisen në orarin e caktuar, por do të nisen nga të dy portet respektive në datën 26.11.2023 në mesditë.

Sipas njoftimit Drejtorisë së Përgjithshme Detare, trageti i linjes Ankona-Durrës mbërrin nesër në Durrës në mesditë.

Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjere dhe automjete që operojnë në portin e Vlorës në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë sot e ka ndërprerë lundrimin për shkak të kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara.

Linja Sarande -Korfuz-Sarande ka vazhduar normalisht pa probleme. DPD-ja informon se të interesuarit mund të kontaktojnë agjencitë respektive për informacione të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat